Deputeti i Zones / U dalt Kanceri mu ne gryke
[/caption]
[/caption]
[/caption]
[/caption]
17 maj do të jetë dita e paradës së personave me prirje të ndryshme sekuale në Shqipëri. Ambasada PINK do të organizojë “Gay Pride” në qendër të kryeqytetit , ku do të marrin pjesë gjithë komuniteti LGBT në vendin tonë.
“Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe një pjesë e madhe e komunitetit LGBT jeton këtu. Komuniteti LGBT që jeton jashtë Tiranës, jeton thuajse i gjithi nën frikën e dhunës, përjashtimit, përbuzjes dhe mungesës së respektit për të drejtat e tij. Për Ambasadën PINK kjo situate është e papranueshme!”, thuhet në deklaratën e Ambasadës PINK.
Pjestarë të kësaj ambasade kanë zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ku kanë kërkuar që flamuri i shoqatës së LGDP- së të ngrihet pranë atij shqiptar. Sipas Altin Hazizaj, përfaqësuesit të Ambasadës PINK komuniteti LGBT do të qëndrojë në datën 17 maj nga mëngjesi deri në mesnatë dhe flamurin simbol i lëvizjes së tyre, me ngjyrat e ylberit, pritet që t’i dorëzohet edhe kryeministrit shqiptar, në shenjë kërkese për të bërë më shumë për respektimin e këtyre të drejtave. Numri i personave që janë kundër homoseksualëve në vendin tonë është relativisht i madh ndaj pjestarët e ambasadës do të zhvillojnë paradën e Gay-ve për të dënuar diskriminimin dhe dhunën ndaj tyre, pasi është komuniteti që diskriminohet më shumë. Sipas statistikave në Shqipëri rreth 13% e popullsisë janë homoseksualë dhe vetëm 5% e tyre janë të deklaruar.
Lajmi vjen nga agjensia publicitare : www.albobserver.com
[slideshow]
[/caption]
[/caption]
[/caption]